Autotech
“Audi” kthen 330 mijë vetura
Bëhet fjalë për automjetet e modelit A4, A5 dhe Q5 nga vitet 2011 deri 2015. Ngrohësi shtesë i tyre mund të shkaktojë probleme.
Në mbarë botën, siç kërkohet nga importuesi i përgjithshëm “Amag Schweiz”, janë prekur 1.27 milionë makina, duke përfshirë 875.000 në Evropë dhe 47.000 në Azi. Sa modele janë prekur në Zvicër ende nuk dihet, përcjell albinfo.ch.
Në tetor “Audi” kishte tërhequr 250,000 makina në SHBA me të njëjtin problem.
Deri tani kanë ndodhur disa dhjetëra incidente dhe askush nuk është lënduar.
Të gjitha automjeteve do t’u instalohet një sotwer tjetër i ngrohësit ndihmës. Kjo do të marrë disa orë. Informimi i klientëve të prekur ka filluar dhe “Audi” nuk ka komentuar mbi kostot e zëvendësimit të këtyre pjesëve.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?