Botë
Atraksionet kryesore turistike në Romë mbyllen për punime, zhgënjehen turistët
Atraksionet kryesore turistike të Romës janë përfshirë nga një fushatë e njëhershme bllokimesh që qeveria justifikon me rinovime për festivalin e 2025 të përvjetorit të Papës.
Fontana di Trevi është pa ujë dhe rreth Koloseut janë vendosur skela të shumta, ashtu si dhe në atraksione të tjera madhore të ‘Qytetit të Përjetshëm’.
Zyrtarët thonë se do të rinovojnë transportin, rrugët edhe pikat turistike po punimet kanë shkaktuar pengesa të shumta dhe zhgënjim për rezidentët dhe turistët që vijnë për të vizituar qytetin.
Fushata e punimeve ka bllokuar trafikun dhe ka lënë turistët të habitur teksa enden nga një kantier ndërtimi në tjetrin, edhe pse kryebashkiaku Roberto Gualtieri thotë se ‘do t’ia vlejë më vonë’.
“Këtu nuk ka asgjë për të parë, gjithçka është në ndërtim, mund të kishim shkuar në një kantier ndërtimi kudo në botë”, tha turisti Francois T, nga Johannesburg, Afrika e Jugut.
Në Fontana di Trevi, vizitorët detyrohen të hedhin monedhat e tyre të fatit në një vaskë druri pasi shatërvani është rrethuar nga gardhe ndërtimi dhe uji është zbrazur për punimet.
Atraksionet kryesore turistike në Romë mbyllen për punime,
Angela G, nga Arkansas, SHBA tha se Fontana di Trevi është e bllokuar dhe nuk ka ujë.
“Dhe gjithashtu ka një cirk rreth saj. Shumë njerëz përpiqen të bëjnë foto por nuk funksionon”, shtoi turistja.
Më shumë se 320 punime rikonstruksioni kanë nisur njëkohësisht në atraksionet e Romës, që cilësohen si “esenciale” nga zyrtarët për festivalin e fundit të vitit që vjen.
Një nga sheshet më të njohura të Romës, Piazza Venezia, është mbyllur për trafikun prej fillimit të vitit dhe një makineri gjigante shpuese ka nisur gërmimet për zgjerimin e stacionit të metrosë C, pak minuta larg Koloseu.
Por gërmimet rreth 20 metra duhet të bëhen me kujdes ndaj mbetjeve arkeologjike dhe duke u siguruar që kishat dhe pallatet e lashta pranë tyre, te mos pësojnë dëmtime.
Tashmë stacioni i qendror Piazza Venezia nuk do të hapet për disa vjet.
Tre shatërvanët e sheshit te njohur Piazza Navona, duke përfshirë dhe “Shatërvanin e Katër Lumenjve”, janë rrethuar për restaurime.
“Na thanë që kishte punime po jo në këtë farë mase, kjo është e pakëndshme”, tha Tom Pagano, turist nga Kalifornia, që viziton Romën me gruan e të bijën.
“Do të kërkojmë për të parë diçka që nuk është e veshur me skela ose struktura druri”, shtoi turisti, sipas rrjetit Daily Mail.
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Norma e rritjes ekonomike goditet nga “Evropa e ngadaltë” Parashikuesit po ulin parashikimet e rritjes ekonomike për Zvicrën – të gjitha për shkak të aktivitetit...
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në