Shqipëria

Atleti Smajlaj shpallet kampion Evrope

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në kërcim për vendet e vogla, në një garë ku morën pjesë 18 shtete.

Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë, ndërsa humbi rekordin 8.20 metër, për një faull milimetrik në kërcim.

Gara u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Evrope në Serbi, vitin e kaluar.

Rekordmeni kuqezi arriti të mposht me diferencë të madhe kundërshtarët.  Pas marrjes së medaljes së artë, Smajlaj ka falënderuar familjen, trajnerin dhe sponsorin e tij për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.

“Gold medal in the “Championships of Small States of Europe”! Një falënderim i veçante për familjen time, trajnerin tim z. Gjergj Ruli dhe sponsorin tim gjeneral “ Ama Caffe “ për gjithçka kam arrirë e do arrij në vazhdimësi!”, ka shkruar ai në facebook.