E-Diaspora

Atifetja kërkon një milion franga dëmshpërblim për fëmijën e saj të sëmurë

Atifete B. * (44) qëndron e ulur në dhomën e saj të ditës, në Jegenstorf BE. Shqiptarja me shtetësi zvicerane, por me preardhje nga Kosova, është përkujdesur aktualisht për një rast të veçantë gjyqësor në Bernë.

Kjo nënë e dy fëmijëve, nga gjinekolgia e saj kërkon dëmshpërblim pasi vajza e saj njëmbëdhjetëvjeçare e ka fibrozën cistike. Edhe djali shtatëmbëdhjetëvjeçar i Atifete B. vuan nga kjo sëmundje trashëguese, shkruan “Blick”, transmeton Albinfo.ch.

“Me siguri i kam thënë mjekes së paku njëqind herë që nuk e dua fëmijën nëse është i sëmurë”, thotë nënë Atifetja. Sytë e saj mbushen me lot. “Por ajo nuk bëri asnjë ekzaminim para lindjes. Ajo nuk mori lëngun amniotik nga barku im për të provuar nëse edhe fëmija im i dytë ka sëmundje trashëguese”.

Gjinekolgia është arsyetuar se një test i tillë do të kushtonte të holla. “Ajo tha se gjatë ultratingullit do të vërejë nëse fëmija është i sëmurë”, thotë nëna. Dhe shton: “Kur fëmija ishte i zbehtë, ajo është dashur ta dijë se është i sëmurë”, informon më tej Albinfo.ch.

Atëbotë, Atifetja jetonte me ndihma sociale dhe nënvizon në mënyrë të qartë: “Po ta dija se vajza ime ka të njëjtën sëmundje si djali im, unë do ta kisha abortuar”. Ajo kishte qenë aq e lumtur që fëmija i saj i dytë ishte me shëndet të mirë (sipas mjekes). “Gjithkujt i tregoja dhe të gjithë gëzoheshin për mua”.

Por, pas lindjes së vajzës së saj ajo u bë e dyshimtë. “Fëmija nuk pinte mirë, kishte diarre dhe villte vazhdimisht”. Në spitalin e lindjes në Bernë, e kishin siguruar se fëmija ishte i shëndoshë. “Por, në shtëpi vazhdonin problemet. Fëmija im humbi në peshë dhe villte edhe më tej”, shkruan Albinfo.ch.

Atifetja shkoi tre herë në emergjencën e spitalit Insel në Bernë. Atëherë, asaj iu bë një test. “Kur mjeku më tha se edhe vajza ime ka sëmundje trashëguese, u ndjeva shumë keq”.

Atifetja e denoncoi gjinekologen. “Ajo nuk më ka marrë seriozisht dhe ka menduar se jam e huaj dhe nuk do të shkoj aq larg”.

Në vitin 2010, Atifetes iu dhanë 30.000 franga dëmshpërblim. Por, ajo kërkon më shumë: “Dua kompensim për fëmijën tim. Dua që vajza ime të ketë një jetë të mirë. Sëmundja kushton para. Është shumë vështirë kur ju keni dy fëmijë me këtë sëmundje”.

Ndërkohë, palët kundërshtare në gjykatë kontestojnë për një sasi të kompensimit në mes të një gjysmë, apo një milion të tërë frangash zvicerane, informon më tej Albinfo.ch.

Gjinekologia në Bernë është duke prakrtikuar për 30 vite me radhë. Akuzy për dëmshpërblim, për të ka ardhur paprtimas.

Avokati i gjinekologes nuk ka dhënë asnjë informacion për shkak të procesit që është në rrjedhë.