Bota
Athina i dërgon notë proteste Gjermanisë
Vendosja e “karantinës” ndaj pasagjerëve grekë në aeroportet e Gjermanisë, që në thelb interpretohet si përjashtim i Greqisë nga marrëveshja e “Schengen”-it, ka marrë përmasa të mëdha.
Athina zyrtare ka reaguar ashpër, me një notë proteste, në fillim ndaj Berlinit, e më pas i është drejtuar edhe Komisionit Evropian me një letër, në të cilën i kërkon të pozicionohet ndaj këtij akti, shkruan “TCH”.
Rivendosja e kontrollit të veçantë për pasagjerët grekë në aeroportet gjermane, prej datës 12 nëntor për 6 muaj, duke i konsideruar ata sikur vijnë nga një vend i tretë jashtë BE-së, si për shembull Turqia ose Egjipti, përveçse ka sjellë një valë të madhe pakënaqësie tek udhëtarët, ka shkaktuar edhe protesta, përcjell albinfo.ch.
Por, Berlini duket se nuk do të bëjë pas në këtë aspekt, pasi përveç përforcimit të masave të sigurisë me rastin e festave të fundvitit, në përvjetorin e sulmit terrorist në kryeqytetin gjerman vitin e kaluar, janë regjistruar prej janarit të 2017-s plot 1.000 mbërritje të parregullta nga Greqia drejt Gjermanisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane bëhet fjalë për emigrantë që kanë siguruar pasaporta ose karta identiteti false me nënshtetësi greke. Numri i këtyre personave është më i larti i regjistruar në fluturimet nga vendet e tjera anëtare të BE-së drejt Gjermanisë.
Gjithashtu, pala gjermane këmbëngul se ka njoftuar edhe Brukselin për këto masa, që përfshijnë jo vetëm pasagjerët që vijnë nga Greqia, por edhe ata që hyjnë nga kufiri austriak.
Autoritetet greke kanë njoftuar se, nga çasti kur hyri në fuqi kjo masë sigurie, kanë arrestuar 20 persona nga një total prej 33 mijë pasagjerësh, që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik