Bota
Atentati ndaj Trump, si ndryshon gara zgjedhore në SHBA
Dy kandidatët kanë bërë thirrje për unitet pas atentatit ndaj Trump
Atentati ndaj ish Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden.
Por, ndërsa Trump hodhi një hap përpara të hënën, duke bërë një paraqitje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe duke shpallur kandidatin për nënpresident, Presidenti Biden po përgatitet për vazhdimin e fushatës me ndalesa të tjera këtë javë, në këtë fazë të paqartë të garës presidenciale.
Dallimet e thella mes dy kandidatëve u rikthyen në qendër të vëmendjes të hënën, me skena të nxehta dhe energjike ndërsa republikanët zyrtarisht emëruan ish presidentin Donald Trump si kandidat të tyre për president në Milluoki, raporton Zëri i Amerikës, transmeton albinfo.ch.
“Presidenti më i mirë në historinë e vendit, Donald J. Trump”, tha Eric Trump, djali i ish presidentit Trump në Kuvendin Kombëtar të republikanëve.
Ndërkohë, Presidenti Joe Biden i bëri thirrje amerikanëve që të përmbahen nga retorika e ashpër politike pas atentatit tronditës të fundjavës ndaj zotit Trump.
Gjatë një interviste në kanalin NBC të hënën, ai tha se ende e kundërshton retorikën “nxitëse” dhe “të mbrapshtë” të zotit Trump dhe bazës së mbështetësve të tij.
Ai u pyet nëse atentati ndaj zotit Trump do të ndryshonte trajektoren e garës presidenciale.
“Nuk e di dhe as ju nuk e dini”, tha ai.
Por duket se kjo ka zgjidhur problemin e fundit politik, paraqitjen e dobët të zotit Biden në debat, që çoi në thirrjet për tërheqjen e tij nga gara për president.
“Mendoj se Joe Biden ka tejkaluar stuhinë e thirrjeve për largimin e tij nga gara për president. Por, ai duhet të bëjë paraqitje të mira”, thotë Jim Kessler nga organizata “Third Way”.
Trump, në paraqitjen e parë publike pas atentatit, u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij në sallën, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i republikanëve, me thirrjet “luftoni, luftoni, luftoni”.
Presidenti Biden kritikoi zotin Trump. “Unë nuk kam thënë se dua të bëhem diktator që në ditën e parë në detyrë, nuk kam thënë se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk jam ai që ka thënë se nuk do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Presidenti Biden.
Dy kandidatët kanë bërë thirrje për unitet pas atentatit ndaj Trump.
Por analistët thonë se thirrja mund të ketë kuptime të ndryshme për kandidatët.
“Ata po bëjnë thirrje për unitet. Por unë mendoj se dallimet e tyre rreth konceptit të kësaj thirrjeje janë thelbësore. Mendoj se këtu qëndron problemi. Pra, ata po e bëjnë thirrje për këtë, por, në fakt, kjo mund të jetë një formë e maskuar e një mesazhi partiak”, thotë John Greer nga Universiteti Vanderbilt.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodh tani, në këtë garë mes dy kandidatëve të moshuar, të cilët do të konkurrojnë deri në fund të kësaj gare presidenciale rraskapitëse, të ashpër, dhe emocionale.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit