E-Diaspora

Atdhe Nuhiu vendos për Austrinë

Atdhe Nuhiu e ka synim Kombëtaren A të Austrisë, para Shqipërisë e Kosovës.

Në një intervistë për ‘Sportnet.at’, sulmuesi i Sheffield Wednesday në Angli ka thënë të ketë kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë dhe se synon të zhvillohet edhe në ekipin e parë të Austrisë.

Nuhiu ishte ftuar edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, por asnjëherë deri tash nuk e ka pranuar një kërkesë të këtillë.
Nuhiu është me prejardhje nga Presheva, ndërsa paraqitet në futbollin profesionist me pasaportë të Austrisë, ku edhe është formuar si lojtar.