Lajme
Të vaksinuarit me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë
SHBA po ofron “doza përforcuese” të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer për dhjetëra miliona njerëz që janë vaksinuar plotësisht me këtë vaksinë për të paktën gjashtë muaj.
Dozat përforcuese rekomandohen më së shumti për të rriturit e moshës 65 vjeç e lart, të cilët në përgjithësi nuk kanë të njëjtin lloj reagimi imunitar të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj vaksinave si të rinjtë.
Por, nuk ka asnjë udhëzim federal nëse njerëzit që kanë marrë vaksinat COVID-19 të Moderna ose Johnson & Johnson mund të kenë nevojë për “një dozë përforcuese”, shkruan Business Insider.
Sipas këtij mediumi, dëshmitë e reja sugjerojnë se njerëzit në “#TeamModerna” mund të mos kenë nevojë për një “përforcues” aq shumë sa të tjerët.
Javën e kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA lëshuan grupe të të dhënave nga spitalet në gjithë vendin.
Këto të dhëna kanë filluar të tregojnë se njerëzit që morën vaksinën e Moderna-s kanë më pak të ngjarë të shtrohen në spital sesa njerëzit që morën Pfizer ose Johnson&Johnson.
Një raport tjetër i CDC, i lëshuar më herët në shtator, sugjeroi që vaksina me dy doza Moderna uli rrezikun e shtrimit në spital me 93%. Për vaksinën e Pfizer ajo shifër ishte 88%, dhe për Johnson&Johnson ishte 71%.
Dr. Robert Atmar, i cili po udhëheq një studim kryesor për “dozat shtesë” në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, tha se ndërsa ai nuk do të ishte i befasuar nëse marrësit e vaksinave J&J do të merrnin një rekomandim përforcues së shpejti, ndërsa “për Moderna, është një çështje e hapur”.
Kështu, vë në pah Business Insider, mbrojtja që ofron vaksina Moderna kundër shtrimit në spital duket se zgjat më shumë se ajo e vaksinave të tjera.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit