Kultura
Astrit Alihajdari me projekt të ri televiziv në Austri
Të dielën do të rikthehet serish në ekranin e televizionit austriak. Aktori Alihajdaraj do të shfaqet në filmin “Tatort” i cili do të transmetohet të dielën prej orës 20.15 në ORF2

Pas suksesit në serialin e filmit Soko Kitzbuhel -Erlösung në ORF, aktori shqiptar që jeton në Vjenë të Austrisë, të dielën do të rikthehet serish në ekranin e televizionit austriak. Aktori Alihajdaraj do të shfaqet në filmin “Tatort” i cili do të transmetohet të dielën prej orës 20.15 në ORF2.
Filmi “Tatort” është i zhanrit kriminalistik dhe ka një popullaritet shumë të madh në vendet gjermanofolëse dhe më gjerë. “Tatort” ekziston që prej viteve të 70-ta dhe gjithnjë xhirohen pjesë të reja në shumë vende kyçe gjermanofolese.
“Pjesa ku luaj unë është kryesisht në Vjenë dhe Bratislavë. Në këtë pjesë luaj një agjent “undercover” që futet në mesin e një grupi mafioz dhe bashkëpunon me policnë për ta arrestuar më lehtë, tregon Astriti për “albinfo.ch”.
Tutje djaloshi nga Istogu thotë se aktualisht ka përfunduar xhirimet e filmit të tij të parë si regjisor. “Bëhet fjalë për filmin “Schatzi” që është prodhim i produksionit “ILLYRIA FILM” për të cilin kohë më parë kemi kërkuar aktorë edhe nëpërmjet portalit dhe revistës suaj “albinfo.ch”, nënvizon ai.
Astriti u shpreh se xhirimet deri më tash kanë shkuar shumë mirë dhe është shumë i lumtur me punën si të aktorëve po ashtu edhe të gjithë ekipit. Ata janë në fazën e posproduksionit dhe shpresojnë se filmi shumë shpejtdo të jetë i gatshëm për teleshikuesit.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAstrit Alihajdaraj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Vjenë
- Profesioni:Aktor
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone...
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë