Lajme
AstraZeneca ofron garanci se doza e tretë e saj krijon antitrupa kundër ‘Omicron’
AstraZeneca garanton se doza e tretë e vaksinës së saj kundër koronavirusit, ndihmon dhe kundër variantit Omicron, pasi shton në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave në organizëm.
“Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania farmaceutike duke iu referuar të dhënave të një studimi që ata vetë kanë kryer.
“Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën, kur personat kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër variantit Delta”, thanë drejtues të saj.
Nivelet e neutralizimit të antitrupave ishin po ashtu më të lartë te personat e imunizuar me doza përforcuese sesa tek ata që kanë kaluar më parë sëmundjen.
Ky studim u krye nga Universiteti i Oksfordit, universiteti i njohur që vitin e kaluar e ndihmoi AstraZeneca të zhvillonte vaksinën kundër koronavirusit.
Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që po përshpejtojnë fushatën e imunizimit me doza të treta dhe përforcuese, duke argumentuar se kështu po thellohet pabarazia në qasjen në vaksina, që sipas OBSH-së, mund ta zgjasë pandeminë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kreut të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi se prioritet duhet të jetë marrja e vaksinës nga personat që janë në rrezik të lartë përpara se ato tu jepet fillimisht atyre që i kanë marrë dy doza.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor