Lajme

Asnjë shkelje e vetme e ndalimit të burkës në St Gallen

Ndalimi i burkës në kantonin St Gallen nuk është shkelur kurrë që kur u prezantua pesë vjet më pare, teksa zyra e prokurorit publik nuk ka marrë ende asnjë ankesë, shkruan sëissinfo.

Në pesë vitet e fundit, askush nuk është gjobitur për veshjen e një burka, një nikab ose një veshje të ngjashme në kantonin St Gallen, pavarësisht ndalimit, ka thënë policia kantonale dhe prokuroria publike me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.

Votuesit në Kantonin St Gallen votuan në favor të një ndalimi të burkës pesë vjet më parë.

Ata votuan më 23 shtator 2018 e kanë mbështetur këtë me 66.7 për qind, teksa ndalimi hyri në fuqi më 1 janar 2019, përcjell albinfo.ch.

Përkrahësit e ndalimit thanë se ai do të promovonte barazinë midis burrave dhe grave dhe do të ndihmonte në luftën kundër radikalizimit të Islamit.

Në atë kohë, Zyra e Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se fushata politike u karakterizua nga ksenofobia e maskuar si emancipim për gratë.

“Jastifikimet e paqarta se si veshja e mbulesave të fytyrës do të ishte një kërcënim për sigurinë, shëndetin ose të drejtat e të tjerëve nuk mund të konsiderohen si arsye legjitime për një kufizim kaq pushtues të lirive themelore”, tha OHCHR në një deklaratë.