Tematike
Asnjë person nga Zvicra nuk ka shkuar në xhihad gjatë vitit 2017
Por, gjatë kësaj periudhe është rritur për 10 për qind, gjegjësisht nga 497 në 550 numri i personave të dyshuar dhe të vëzhguar për lidhje me ISIS-in njofton NDB
Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (NDB) ka vendosur nën vëzhgim një numër më të madh se më parë, të “personave të rrezikshëm” për shkak të dyshimit mbi lidhjet e tyre me islamistët e dhunshëm.
Numri i personave të tillë në vitin 2017 është rritur për 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar, gjegjësisht nga 497 në 550 të tillë, njofton NDB në një komunikatë. Kjo rritje i referohet numrit të shtuar të personave që janë radikalizuar në Zvicër. Ata nuk kanë qenë në zonat e konfliktit, shkruan më tutje NDB, por të gjithë kanë pasur lidhje me ushtrinë terroriste ISIS.
Nocioni “persona të rrezikshëm” përshkruan ata njerëz të cilët sot përbëjnë një rrezikshmëri të shtuar për sigurinë e Zvicrës.
Në komunikatën në fjalë thuhet po ashtu se NDB, nga viti 2016 e deri tash nuk ka regjistruar asnjë udhëtim të dyshimtë nga Zvicra drejt zonave të konfliktit (Siri dhe Irak).
Mirëpo, persona që kanë lidhje me Zvicrën dhe që atje kanë shkuar me motive xhihadiste më herët, ka edhe më tutje. Madje numri i tyre ka shënuar një rritje, nga 89 sa ka qenë në gusht të vitit 2017 ka arritur në 93, në nëntor. Këto katër rastet e reja nuk kanë të bëjnë me persona që kanë udhëtuar atje së fundi nga Zvicra por me të tillë që në zonë ndodhen prej disa vitesh dhe që janë zbuluar së fundi nga NDB.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind