Bota

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus

Nga aksidenti i aeroplanit rus Airbus A-321 në Egjipt nuk ka mbijetuar asnjëri nga 217 pasagjerët dhe 7 anëtarët e personelit. Ky aeroplan kishte fluturuar nga resorti turistik Sharme el sheik, po kalonte nëpër Detin e Kuq e destinacion final kishte Shën Petersburgun në Rusi.

Aeroplani është gjetur në zonën Hasana ehde trupat janë larguar së bashku me mbetjet e aeroplanit, shkruajnë mediet ndërkombëatre . Zyrtarët e kanë përshkruar si një pamje shumë tragjike me trupat e viktimave që ende ishin të ulur në ulëset e pasagjerëve.

Pasi që shumica e pasagjerëve ishin shtetas të Rusisë, presidenti Vladimir Putin e ka shpallur të dielën si ditë zie për Rusinë.

Ai po ashtu ka urdhëruar një hetim zyrtar e të detajuar për shkakun e rrëzimit.

Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se 214 pasagjerë ishin nga Rusia dhe 3 nga Ukraina.