Bota

Asnjë i mbijetuar nga 189 pasagjerët në Indonezi

Një aeroplan me 189 persona në bord është rrëzuar në brigjet indoneziane, menjëherë pasi u largua nga Xhakarta.

Zyrtarët të Agjencisë Indoneziane të Kërkim-Shpëtimit kanë thënë se asnjë nga pasagjerët nuk ka mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Lion Air.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur disa trupa dhe gjëra personale, duke përfshirë edhe këpucë të fëmijëve. Shkaku i rrëzimit i aeroplanit  mbetet ende i  paqartë.

Indonezia është një nga tregjet më të përhapura të aviacionit në botë, që po ashtu njihet për nivel të paqëndrueshëm të sigurisë.

Ekspertë të kësaj industrie kanë thënë se nëse nuk gjendet asnjë i mbijetuar, ky rrëzim do të jetë katastrofa më e madhe ajrore që nga viti 1997.