Futboll
Asllani: Forca jonë është grupi
Kristjan Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte lojtari i radhës i cili doli mesditën e sotme në konferencën për media nga kampi kuqezi i zhvendosur prej disa ditësh në Kaiserau, Gjermani, në prag të finaleve të Euro 2024. Djaloshi kuqezi iu përgjigj interesit të mediave shqiptare dhe komentoi në mënyrë të veçantë ndeshjen e parë hapëse të Shqipërisë ndaj Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Asllani vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin. Mesfushori theksoi ndër të tjera se forca e ekipit tonë është grupi, ndërsa theksoi se skuadra duhet të luftojë në fushë për të marrë rezultat pozitiv. Asllani vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë.
Tek Italia ka disa futbollistë të Interit, ka pasur pyetje nga kuqezinjtë për lojtarët e ekipit ku luan? – Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një Kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë.
Si e shikoni balancën mes mesfushës sonë dhe asaj italiane? – Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit? – Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim.
A është më e lehtë të përballesh me Italinë pa Barellan? – Italia ka shumë lojtarë të fortë. Unë e njoh Barellan është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i fortë.
Bast me Frattesin? – Jo nuk kemi bast, por po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë (qesh).
Arma më e fortë e Kombëtares? – Forca jonë është grupi, kush luan e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.
Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patët vështirësi në presion me kundërshtarin. Do preferonit me 2 lojtarë para mbrojtjes dhe Bajrami para apo mesfushë më të ngjeshur? – Këto gjëra i vendos trajneri, por ne i kemi zhvilluar të gjitha kualifikueset me dy mesfushorë. Tani nuk e di si do luajmë. Ne ndihemi mirë me çdo skeme, me dy apo tre mesfushorë, kjo nuk ndryshon asgjë. Ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë, zemër, luftë, sepse ndeshja kalon aty.
Cilin nga lojtarët që luan tek Interi nuk do të doje të kishe në fushë të shtunë? – I dua të gjithë shokët e mi në fushë, e meritojnë dhe janë profesionistë. Dua të jem unë në fushë dhe ata.
A mund t’i bëjë “dëm” Broja Italisë? – Besoj se Armando mund t’u bëjë dëm të gjitha skuadrave. Është shumë i fortë, i shpejtë teknik dhe shumë fizik. Shpresoj që të bëjë ndonjë gol.
A ke folur me Brojën për një derbi “Broja (Milan)– Asllani (Inter)”? – Jo nuk kam folur sepse i kam kaluar dhe unë këto gjëra. Shpresoj që Armando të shkojë në një ekip ku do të luajë dhe të jetë mirë ai.
Ngacmime nga lojtarët e Interit? – Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka. Nuk janë ngacmime se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt por jo frikë se i dimë kualitetet tona.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë