Shkurt.ch

Askush nuk dëshiron të ulet me udhëtarët e trashë

Në listën e udhëtarëve të padëshirueshën në vendin e parë janë njerëzit e trashë, 32 për qind, pastaj vijnë foshnjat, 29 për qind, ndërsa njerëzit me erë të keq me 21 për qind

Pothuajse një e treta e britanikëve që udhëtojnë në aeroplan do të dëshironin të ulen më mirë me fëmijët që qajnë vazhdimisht gjatë fluturimit sesa me një udhëtar të trashë, shkruan “Daily Mail”.

Në listën e udhëtarëve të padëshirueshën në vendin e parë janë njerëzit e trashë, 32 për qind, pastaj vijnë foshnjat, 29 për qind, ndërsa njerëzit me erë të keq me 21 për qind, dikush që ka frikë nga fluturimi 17 për qind dhe ata që flasin pandërprerë 16 për qind.
Dhe jo vetëm britanikët, por francezët dhe spanjollët kanë pozicion pothuajse identik për njerëzit që nuk duan të udhëtojnë. Pasagjerët e trashë janë në krye të listës “NO-NO”.

Gjermanëve nuk u pengojnë të ulen në aeroplan me njerëzit e trashë sesa me njerëzit që flasin shumë.

Jatcost.co.uk ka intervistuar 2.548 udhëtarë, duke i pyetur për udhëtarët e padëshiruar në aeroplan. 73 për qind e të anketuarve nuk duan të ulen afër njerëzve të trashë, kryesisht për shkak të rehatisë personale.

Disa kompani mendojnë se në aeroplanë duhet të ketë kategori të klasës për njerëzit e trashë, derisa nga ana tjetër, kjo konsiderohet diskriminuese për njerëzit që kanë probleme me peshën.