Kosova

ASK: Familjet në Kosovë janë zhvendosur nga zonat rurale në ato urbane

Të enjten, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve rezident në Kosovë që rezulton të jetë 1,602,515.

Popullsia e Kosovës është përqendruar më shumë në zonat urbane theksohet në raportin e ASK-së. 795,627 banorë jetojnë në këto zona apo 50.18% e popullsisë. Ndërkohë që në zonat rurale jetojnë 789,939 banorë apo 49,82% e popullsisë.

Sipas statistikave, popullsia e Kosovës për 13 vjetët e fundit ka tendenca të rilokimit nga zonat rurale në ato urbane. Sipas censusit të vitit 2011, 61.97% e popullsisë jetonin në zonat rurale dhe 38.03% në ato urbane.