Sport

Asiston Xhaka, Leverkusen fiton dramën

Bayer Leverkusen dhuron spektakël përballë Wolfsburgut duke fituar me rezultatin 4-3.

Pas epërsisë së shpejtë të “Ujqërve”, Granit Xhaka u bë protagonist me pasimin e tij të saktë për Wirtz, që barazoi shifrat, për të ardhur më pas te goli i Tah, transmeton albinfo.ch.

Në fund të pjesës së parë, Wolfsburgu përmbysi në 2-3 rezultatin me golat e Bornauw dhe Svanberg, por në fraksionin e dytë “Aspririnat” jo vetëm që barazuan me Hincapie, por gjetën edhe golin e fitore në frymën e fundit me Boniface.

Leverkusen ka nëntë pikë pas katër ndeshjeve, tri më pak se lideri Bayerni.

GOLAT

https://www.goalstube.online/2024/09/leverkusen-vfl-wolfsburg.html