Lajme
Ashpërsimi i rregullave nga Gjermania për emigrantët shkakton reagime

Deklarata e shtetit gjerman lidhur me ndryshimet në pranimin e emigrantëve ka nxitur diskutime dhe këndvështrime të ndryshme kundrejt kësaj klauzole. Njëkohësisht emigrimi mbetet tema mbizotëruese në fushatën zgjedhore gjermane përpara votimit më 23 shkurt, pasi një sërë sulmesh i atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh.
Ditën e sotme ka reaguar ish- kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka kritikuar drejtpërdrejt pasardhësin e saj si lider i CDU, Friedrich Merz për miratimin e propozimeve me ndikim të gjerë për emigracionin dhe azilin me mbështetjen e së djathtës ekstreme.
Gjatë deklaratës së saj, Merkel u shpreh se partitë demokratike duhet të punojnë së bashku përtej barrierave politike, por me ndershmëri dhe në bazë të ligjit për të parandaluar sulme të tilla të mëvonshme.
“Unë besoj se është e gabuar. Është e nevojshme që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku, përtej kufijve politikë partiakë dhe në bazë të ligjit europian të zbatueshëm, për të bërë gjithçka që duhet për të parandaluar sulme të mëtejshme si ato në Magdeburg dhe Aschaffenburg”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare në Mbretërinë e Bashkuar organizoi një ngjarje të veçantë për të festuar 17...
-
Presidenti Begaj: Të hapen sa më shumë Shkolla Shqipe në diasporë
-
Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini
-
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
-
Shet kokainë me vlerë prej 2.5 milionë frangash: 16 vjet burg për shqiptarin
Jeta në Zvicër
-
Deputetët duan të ndalojnë ministrat federalë që të japin dorëheqjen e parakohshme Menjëherë pas dorëheqjes së këshilltares federale të Qendrës, Viola Amherd, Komiteti i Politikave Shtetërore i Këshillit...
-
Këshilli Federal kërkon kontrolle më të forta kufitare
-
Eurovizioni si subjekt kryesor në karnavalin e Bazelit
-
Popullsia në Schwyz rritet më ngadalë se kurrë
-
Vlera e aseteve të sigurimeve u rrit në vitin 2024