Lajme
Ashpërsim masash në Europë, për shkak të Omicron-it
Pas rritjes së infektimeve me Omicron, autoritetet në shumë shtete kanë vendosur të mbajnë në fuqi disa masa kufizuese të paktën deri në muajin shkurt.
Bullgari
Bullgaria ka forcuar masat anti-COVID. Shumë nxënës kalojnë sërish në mësimin në distancë.
Restorantet dhe baret funksionojnë me gjysmën e kapacitetit. Hotelet dhe ambientet argëtuese mbyllen jo më vonë se ora 22:00 dhe qytetarët duhet të kenë certifikata shëndetësore për të hyrë
Numri i rasteve me Covid-19 në Serbi është ende në rritje. Maskat janë të detyrueshme në ambientet e jashtme publike, transport publik. Dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga COVID-19 kërkohet në institucionet e brendshme të hotelierisë.
Qeveria serbe vendosi masa të reja karantine, ata që rezultojnë pozitivë lejohet të largohen nga shtëpitë pas shtatë ditësh.Vetëizolimi i detyrueshëm për ata që janë në kontakt të ngushtë me një person pozitiv është reduktuar në pesë ditë.
Greqi
Greqia ka vendosur të gjobisë me 100 euro çdo muaj personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen. Maskat janë të detyrueshme në institucione, transportin publik dhe supermarkete. Restorantet, kafenetë dhe baret mbyllen në mesnatë.
Në një tavolinë mund të ulen maksimumi 6 persona si dhe ndalohen festat në ambiente publike apo private. Stadiumet sportive lejohen të funksionojnë me vetëm 10 për qind kapacitet
Itali
Italia riktheu deri më 31 janar maskat në të gjitha vendet publike të jashtme dhe të brendshme Në disa vende, është e detyrueshme maska. Ata që refuzojnë të mbajnë maskë gjobiten nga 400-1000 euro. Certifikata covid është detyrim thuajse në të gjitha vendet publike. Shkollat janë rihapur në 10 janar. Klubet e natës dhe vendet e argëtimit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 31 janar.
Belgjikë
Qeveria belge bën me dije se nga 28 janari do të miratojë një ‘barometër korona’. Sistemi i koduar me ngjyra do të përcaktojë se çfarë kufizimesh do të duhet të vendosen bazuar në numrin e pacientëve që janë pranuar në spitale në mbarë vendin.
Francë
Kryeministri francez Jean Castex ka bërë me dije një lehtësim të kufizimeve. Maskat në ambientet e jashtme dhe puna në distancë nuk do të jenë më të detyrueshme nga 2 shkurti, ndërsa klubet e natës do të lejohen të rihapen më 16 shkurt. Qytetarët mbi 16 vjeç duhet të kenë certifikatë COVID për të hyrë në bare, restorante, vende kulturore dhe transport publik në distanca të gjata.
Austri
Austria do të bëhet vendi i parë evropian që do të kërkojë me detyrim vaksinimin. Nga marsi, ata që nuk japin prova të vaksinimit fillimisht do të gjobiten deri në 600 euro – një tarifë që mund të rritet në 3,600 euro.
Britani e Madhe
Në Britani të Madhe, autoritetet kanë lehtësuar masat pasi shkencëtarët e qeverisë raportuan se rritja e infeksioneve ” ka arritur kulmin kombëtar”. Maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në vendet publike dhe shkolla ndërsa lejet COVID nuk do të nevojiten më për eventet e mëdha. Qeveria nuk i këshillon më njerëzit të punojnë nga shtëpia.
Në Danimarkë janë rihapur muzetë teatrot, kinematë, por baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 23:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë