Lajme

Ascona “zhytet” në magjinë e pranverës

Pranvera në Ascona, lulet rozë zbukurojnë rrugët e qytetit simpatik

Në Ascona, qytezën pitoreske buzë liqenit Lago Maggiore kanë filluar të çelin lulet e pemëve rozë në ditët e fundit të stinës së dimrit.

Pranvera është stinë e veçantë, e cila është simbol i gjallërisë për një fillim viti të mbarë. Për nga natyra bën ndarjen mes acarit të dimrit dhe vapës së verës, mes borës e ngricës dhe luleve e ngrohtësisë, shkruan albinfo.ch.

Kjo stinë e bukur duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj. Ascona po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës.

Kjo qytezë afër Locarnos, në kantoni jugor të Zvicrës, Ticino, është e njohur për arkitekturën e saj të stilit mesdhetar dhe shëtitoren e mbushur me kafene.

Ascona zotëron një pamje piktoreske, gurët e saj ndeshen me ujin e liqenit që ofrojnë pamje të veçantë, pranë ndërtesave të vjetra me një atmosferë italiane. /Albinfo.ch

Photo by: Kamila Pala

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm