Futboll

Asani optimist për Evropian, beson se do të kalojnë grupin

“Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh Asani

Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Evropianin.

Asani thotë në një intervistë për TV Klan se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje.

“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Evropian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe”, tha ai, transmeton albinfo.ch.

Sulmuesi kuqezi shikon përtej ndeshjeve të grupit. “Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, u shpreh ai.

Shënuesi i tre golave në fushatën kualifikuese të Evropianit ka ende për të dhënë. Asani beson se do të tundë përsëri rrjetën.

“Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donnarumma-s, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.

Shqipëria e nis Evropianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion evropian në fuqi Italisë.