Ukraina

OKB përjashton Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

93 anëtarë, përfaqësues shtetesh, kanë votuar pro, 24 kundër dhe 58 kanë abstenuar

Në përgjigje të raporteve për shkeljet e bëra nga rusët, të të drejtave të njeriut në luftën në Ukrainë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka pezulluar sot anëtarësinë e Rusisë në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Një rezolutë përkatëse e paraqitur ndër të tjera nga Britania e Madhe dhe SHBA, është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme të enjten në Nju Jork, raporton Agjencia e Lajmeve e Gjermanisë, DPA, transmeton albinfo.ch

93 anëtarë, përfaqësues shtetesh, kanë votuar pro, 24 kundër dhe 58 kanë abstenuar. Kjo ka rezultuar në shumicën e nevojshme prej dy të tretave, për të cilën nuk janë numëruar abstenimet.