Kosova
As këtë vit, Osmani s’fali asnjë të burgosur
Në kohën që kalojnë në vuajtje të dënimit, vie një pikë kur vendosin t’i drejtohen të parës së vendit për falje.
Por jo më ndryshe sesa vitet e kaluara, as këtë vit Presidsntja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka plotësuar ndonjë nga kërkesat.E këto të fundit, nuk janë në numër të vogël.
“Gjatë këtij viti (01.01.2024 -13.12.2024), Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Këto kërkesa janë përcjellë për shqyrtim në Zyrën e Presidentes. Deri më sot, datë 30.12.2024, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.”- Shërbimi Korrektues i Kosovës.
E nga Presidenca, thonë se një rast janë duke e shqyrtuar.“Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.”- Bekim Kupina, Këshilltar për Media në Presidencë.
Njëri nga ata që dikur drejtonte njërin nga burgjet në Kosovë thonë se ky veprim nga presidentja, mbetet për të ardhur keq.
Nga viti 2009, mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, ndërsa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën