Integrimi
As integrimi nuk është më ai që ka qenë!
Njëra ndër tezat e debatit në Cyrih: Mos, në emër të integrimit po shtrëngohen të huajt për të bërë gjëra që nuk kërkohen nga zviceranët?!
Konferenca për çështje të migrimit, që mbahet për çdo vjet në Cyrih, në organizim të Zyrës për integrim të qytetit të Cyrihut, këtë vit kishte në fokus temën “Kërkesat për integrim në shtetin juridik liberal”. Me referatet e tyre janë paraqitur: historiani Georg Kreis, studiuesja e islamit Rifa`at Lenzin, kryeredaktori i javores hebrenje “Tachles”, Yves Kugelman dhe redaktori i kulturës në gazetën Gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Patrick Bahners.
Yves Kugelman nga revista hebreite “tachles” në temën “Shoqëritë paralele në kontekstin liberal” u mor me interpretimet e ndryshme që i bëhen konceptit “shoqëri paralele”. Sipas tij, ato që kanë qenë shoqëri paralele para një kohe, tash janë shkrirë në shoqërinë vendore, duke marrë dhe dhënë me njëra tjetrën.
Ndërsa Patrick Bahners nga FAZ në referatin e tij “Politika e integrimit në dritën e diskursit të panikut” i ka bërë një vështrim të gjerë tendencave brenda shoqërisë gjermane për të satanizuar besimin islam, duke shfrytëzuar atmosfer ën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai e krahasoi gjendjen që në këtë drejtim mbretëron në Gjermani, me atë në Zvicër, sidomos në kontekst të ndalimit të minareve.
Pas pjesës së referateve, në podium është zhvilluar një debat ku kanë marrë pjesë: Corine Mauch, kryetare e qytetit të Cyrihut, Regine Sauter, deputete kantonale e Cyrihut nga FDP, Silvia Steiner po kështu deputete kantonale nga CVP-PDC dhe avokati dhe ekspert për çështje të të huajve Marc Spescha.
Përmes debatit të drejtuar nga Rolf Probala u provua të gjendej përgjigja nëse nocioni integrim ka evoluuar dhe tash ai na sjell para sfidave të reja.
Në themel të debatit ishin pyetjet si: Mos, në emër të kërkesave për integrim po shtrëngohen të huajt për të bërë gjëra që nuk kërkohen nga zviceranët? A dënohet një bashkëshort i huaj që gruan e mban larg nga puna dhe nga integrimi social, edhe pse bashkëshortët zviceranë nuk do të kishin pasoja juridike në një rast të tillë? etj.
Corine Mauch dhe Marc Spescha kërkuan më shumë përgjegjësi nga shteti dhe gatishmëri të tij për të ndihmuar integrimin e të huajve këtu. Spescha problematizoi atë që ai e quajti bllokadë të qëllimtë që u bën shteti kërkesave për bashkim familjar në mes të të huajve.
Nga ana tjetër, për Silvia Steiner nga CVP-PDC, pikëpamja e z. Spescha është e ngjyrosur me “romantizëm”, ndërsa realiteti sipas saj është më ndryshe. Shteti ka për detyrë të vlerësojë se në çfarë raste mund të lejojë bashkimin familjar, tha ajo.
Regine Sauter nga FDP ka nënvizuar se të huajt, jo vetëm nga perceptimi, por edhe bazuar në statistikat, janë më të përfshirë në veprime antiligjore dhe në shfrytëzimin e ndihmave të shtetit. Prandaj, sipas saj, nuk duhet injoruar këtë problem.
Kryetarja e qytetit të Cyrihut, Corine Mauch kishte një qëndrim më të diferencuar rreth kësaj çështjeje. Ajo, tha se shumica e madhe e të huajve në Cyrih janë të integruar shumë mirë. Duke iu referuar edhe panelistit Kugelmann, ajo tha se në Cyrih dhe as në Zvicër nuk ka “shoqëri paralele”. Të huajt e ardhur para sa vitesh tashmë identifikohen si pjesë e Cyrihut dhe e Zvicrës. Kjo, sipas saj flet për politikë te mirë të integrimit që udhëhiqet këtu.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor