Jeta në Zvicër

As gjigantët nuk janë imunë: “Glencore” zviceran, para bankrotit

Gjiganti anglo-zviceran i minierave “Glencore” tronditi tregun e aksioneve me borxhin e arritur afër falimentimit, bëjnë të ditur analistët në “Saxo Bank”.

Investitorët në tregjet botërore për çështjen “Glencore” kanë pikëpamje të ndryshme.
Ndërsa disa pohojnë se mund të ndodhë një kolaps i ngjashëm me atë të “Lehman Brothers”, një pjesë e tyre presin rimëkëmbjen e mundshme të “Glencore” pa ndikim të madh në tregjet financiare dhe të tregtisë në materialet e papërpunuara.

Të tjerët, si “Citi”, vendosën për të blerë aksionet e kompanisë me çmimin aktualisht shumë të ulët.
Vlera e tregut e “Glencore” është ulur me 3.5 miliardë paund (5.33 miliardë dollarë), një rënie të aksioneve për shkak të frikës në lidhje me aftësinë e kompanisë për t’u përballur me rënie të çmimit të metaleve.

Aksionet e gjigantit kanë shënuar rënie me rreth 30 për qind, më e ulëta në histori, pasi është raportuar se paralajmërimi i gjigantit tregtar është shumë i përgjegjshëm.

Nga “Saxo Bank” thonë se zhvillimi i kësaj situate pritej, sepse modeli i biznesit i “Glencore” nuk ishte i përgatitur përballë çmimeve të mallrave të disa tremujorëve të fundit.