Lajme
Arxhent Gashi, një nga afaristët më të rinj në Austri
Arxhent Gashi ka migruar në Austri në vitin 2005. Për 15 vjet ka punuar në kompaninë “IAT GmbH” duke kryer punë të izolimeve. Tashmë, ai me shumë sukses po udhëheq firmën e tij “Gashi Isolirungs & Abdichtungstechnik”
Është një nga afaristët më të rinj shqiptarë në Austri. Ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka hapur firmën e tij, ai ka përvojë mbi 15- vjeçare në zanatin e izolimeve të objekteve ndërtimore.
Bëhet fjalë për Arxhent Gashin, i cili në Baden të Austrisë me shumë sukses po menaxhon firmën “Gashi Isolirungs & Abdichtungstechnik”. Ai operon në Baden, Vjenë dhe shumë qytete të tjera të Austrisë.
Arxhenti është nga fshati Sferrkë, komuna e Klinës, ndërsa ka migruar në Austri në vitin 2005.
Kompania e tij është duke ecur mirë. Ai ka punësuar 8 punëtorë, shumica prej të cilëve shqiptarë.
“Ne merremi konkretisht me izolime të objekteve ndërtimore, me ndërtime të ulëta dhe të larta. P.sh: izolime të bodrumeve, izolime të tarracave, ballkone, çati, hidroizolime etj. Po ashtu bëjmë dysheme me “epoxidharz” p.sh: dysheme për garazhe, tarraca ballkoni, parkime etj.”, thekson ai për albinfo.at.
Bashkëpunon me kompanitë më të njohura austriake dhe shqiptare
Edhe pse firmë e re, kompania “Gashi Isolirungs & Abdichtungstechnik” ka arritur të bashkëpunojë me firma shumë të njohura austriake.
“Kemi bashkëpunime me firmat më të mëdha austriake, afërsisht me 25 firma, ndërsa do ta veçoja bashkëpunimin shumë të mirë dhe të suksesshëm me kompaninë “PORR”, e cila është një nga më të njohurat në fushën e ndërtimtarisë në Austri”, thotë Arxhenti.
“Përveç kompanive austriake, kemi bashkëpunime edhe me firmat shqiptare, ndërkohë dua ta veçoj firmën “IAT GmbH” të vëllezërve Basri dhe Esat Miftaraj. Në këtë firmë kam punuar për 15 vjet dhe ishte kjo firmë që më mësoi këtë profesion, prandaj, duke treguar sukseset e mia në këtë firmë, arrita të hap edhe firmën time”, nënvizon ai.
Qëllimi i Arxhentit për të ardhmen është që të zgjerohet edhe më shumë me kompaninë e tij, duke shtuar numrin e të punësuarve, ndërkohë në synimet e tij është që të krijojë edhe një firmë në Kosovë për të hapur vende të reja të punës.
Box
Me çfarë merret “Gashi Isolirungs & Abdichtungstechnik”
“Ne merremi konkretisht me izolime të objekteve ndërtimore, me ndërtime të ulëta dhe të larta. P.sh: izolime të bodrumeve, izolime të tarracave, ballkone, çati, hidroizolime etj. Po ashtu bëjmë dysheme me “epoxidharz” p.sh: dysheme për garazhe, tarraca ballkoni, parkime etj”.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë