Integrimi
Artistja kosovare, ekspozitë personale në Romë
Artistja kosovare, Majlinda Kelmendi, në Muzeun Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza në Romë më 16 janar do të hapë ekspozitën personale. Ajo ka ekspozuar punën e saj në vende të ndryshme ndërkombëtare, si në Itali, Austri, Gjermani, Hungari, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Poloni, etj., duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite do të jenë prezentë edhe Presidenti Fondacionit Sapienza Romë, Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC, Claudio Zambianchi, përcjell albinfo.ch
“Po e filloj këtë vit të ri me ekspozitën me titull COESTISTENZA. Ka qenë sfiduese dhe emocionuese për të planifikuar këtë ekspozitë së bashku me MLAC Muzeu i Artit bashkohor Sapieza Romë, Itali. Unë do të paraqes veprat e mia të reja që kam punuar prej dy vjetësh. Publikimi i eventit do bënte të mundur njoftimin e artdashësve tanë kudo që janë”, ka thënë Kelmendi.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 31 janar 2019. Kjo ngjarje është mundësuar dhe mbahet nën patronazhin e Ambasadës së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?