E-Diaspora
Artisti Shuk Orani mban ligjëratë para organizatës „Lion`s“ në Hamburg
Tema e ligjëratës ishte „Bota e Artit & Art Basel“ me nëntema të tjera si: „Faktet dhe shifrat (mbi artin)“, „Zhvillimi i artit në vende të ndryshme të botës“, „Art Basel“,„Gjermania dhe bota e artit“, „Monopoli i Galerive“ etj.
Artisti i njohur shqiptar që jeton dhe krijon në Gjermani, Shuk Orani, ka mbajtur dje një ligjëratë para organizatës „Lion`s“ në Hamburg.
Ligjërata është mbajtur në Hamburg, më 02.07.2019, në orën 18:00, në Atelienë e vetë artistit, e cila gjendet në qendër të Hamburgut, Gjermani! Tema ishte „Bota e Artit & Art Basel“ me nëntema të tjera, si: „Faktet dhe shifrat (mbi artin)“, „Zhvillimi i artit në vende të ndryshme të botës“, „Art Basel“,„Gjermania dhe bota e artit“, „Monopoli i Galerive“ etj.
Fjalën hyrëse në këtë ligjëratë e kishte drejtori i kësaj organizate për Hamburg, z. Volker Thran. Ai nënvizoi rëndësinë e veçantë që ka zhvillimi i artit dhe kulturës në vend por edhe në mbarë globin, njëherësh falënderoi nikoqirin për realizimin e një ligjërate të tillë para Kryesisë dhe anëtarëve të këtij klubi. Duhet shtuar që pjesa më e madhe e kësaj organizate është e përbërë me akademikë të sferave të ndryshme dhe me karriera të begatshme në lëmenj të ndryshme të ekonomisë, shkencës, arsimit…
Organizata (Klubi) Lion`s është organizatë joqeveritare dhe shtrihet në mbarë globin. Kjo organizatë numëron më shumë se 1,4 milion anëtarë dhe me këtë është ndër organizatat më të mëdha joqeveritare në botë. Objektivat e kësaj organizate janë të shumta e sidomos ato të ndikimit pjesërisht të drejtpërdrejtë në: arsim, kulturë art, shkencë, në objektiva të tjera të aspektit social si dhe ndikimi ndaj problemeve shoqërore me shtrirje globale.
Qëllimi i ligjëratës ishte informimi më i hollësishëm në lidhje me zhvillimin e artit dhe rëndësisë së tij në zhvillimin e shoqërive të civilizimit botëror. Njëkohësisht, kishte „kërkesa“ të shumta për informata më transparente në lidhje me tregun e artit në botë pasi që ekzistojnë „ndikime“ të shumta të drejtëpërdrejta dhe anësore që këtë treg e bëjnë një „xhungël“ të vërtetë dhe jo transparent.
Ligjëruesi hapi ligjëratën me shprehjen: „Arti është në një mënyrë sistemi nervor i ekonomisë“, duke cekur se: „në kohërat kur arti shkruan shifra të zeza (plus) atëherë edhe ekonomia merr sinjalin për zhvillime pozitive, por edhe e kundërta!..
Ndër të tjera, ligjëruesi u përqendrua edhe në rendësinë e veçantë që ka ruajtja e vlerave të mirëfillta në art dhe u shpreh haptas kundër trendeve negative që artin (tregun*) e kanë shëndrruar në objekt spekulativ të të pasurve si dhe atyre me ndikim rrënjësor në këtë treg. Me këtë arti e humbë rëndësinë e veçantë që ka në zhvillimin e një shoqërie. Ai nuk është më kritik, është „monopol“ i një sfere të caktuar njerëzish që mëtojnë të shtrijnë edhe më tepër ndikimin e tyre në këtë treg, ai nuk është më kundërshtues që shpie në mendime ndryshe por në një mënyrë po shnëdrrohet në një „estetikë shkëlqyese“, i cili në të njejtën kohë është i lehtë për tu absorbuar!..
Realizimin e ligjëratës e mundësoi mundësoi vetë „Lion´s Club Hamburg“ ndërsa një fjalim të shkurtë pati edhe nga Z. Rolf Krieger – galerist
Ligjërata planifikohet të mbahet edhe në disa pika të ndryshme në mbarë Evropën!
https://www.lions-hamburg.com/lions-organisation/
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?