Kosova
Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë
Naski Abdixhiku, piktor i shquar shqiptar në zemër të Evropës
Naski Abdixhiku është artisti i shquar shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron dhe është autor i shumë poezive.
Të jesh mes këtyre tri fushave, që të shijojnë në tri “botë” të ndryshme, është pa dyshim dhunti që pak njerëz e kanë dhe mund ta shijojnë.
Abdixhiku përveç që flet rrjedhshëm gjuhën e nënës, është njohës i disa gjuhëve të huaja, hungareze, polake, serbe, gjermane dhe frëngjishte.
Jeta në Zvicër i solli shumë sfida të mira dhe përvoja interesante.
Ai ishte menaxher në disa hotele zvicerane, njëkohësisht ngjyrimin e tij shpirtëror e pikturonte pa rreshtur, ndërkohë që aktrimi tashmë i është bërë pjesë e jetës së tij edhe në kinematografinë zvicerane, pa humbur dashurinë e tij për poezinë.
Piktori shqiptar në një intervistë ekskluzive për Albinfo.ch rrëfen historinë e tij të fëmijërisë, emigrimit, formimit intelektual dhe sfidave që ai është përballur.
Albinfo.ch: Zotëri Naski, së pari na trego pak rreth vendlindjes tuaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit ku i keni marrë, jeta juaj?
Jam i lindur ne fshatin Tërnocë i Madh, komuna e Bujanocit (Kosova Lindore ose ndryshe Lugina e Preshevës), në një familje të madhe dhe me qëndrueshmëri ekonomike.
Aty kam përfunduar shkollën fillore, ndërsa të mesmën vitin e parë në vendlindje, Tërnocë, e nga viti i dytë në Bujanovc. Që nga viti i dytë jam marrur me aktrim në kuadër të SHKA “Jehona” deri në fund të shkollës së mesme. Vlen të theksohet se komedia ,,Akraballëku” nga Kristo Floqi që kishim fituar në të gjitha festivalet e atyre viteve në Serbi dhe u kualifikuam për në FEDRAS në Malo Cërniçe, afër Pozharevcit, që konsiderohet festivali më me renome i asaj kohe.
Në vitin 1983 përfundova shërbimin ushtarak në Kroaci, pas kthimit nga shërbimi ushtarak, krijova familje. Vitin 1985 kisha emigruar në Hungari (Budapest), ku qëndrova 4 vjet, deri në vjeshtën e vitit 1988, ku kisha mësuar gjuhën hungareze, shkrim dhe lexim, por edhe gjuhën polake, meqenëse kisha shumë kontakte me njerëz nga Polonia.
Pas kthimit në vendlindje po në këtë vit, pata përfunduar një kurs disa-javor në Grand Hotel në Prishtinë për Hoteleri ku u nderova me një diplomë hotelerie me qëllim që të emigroj në atë kohë në Zvicër.
Albinfo.ch: Në cilin vit keni emigurar në Zvicër dhe më trego për jetën atje, sa ishte e vështirë të ambientoheni në Zvicër?
Në dhjetor të vitit 1988 emigrova në Zvicër dhe fillova punë në gastronomin zvicrane. Pas disa muajsh ende s’kisha as një vit qëndrimi në Zvicër, më angazhuan si shef-servis personelit në hotel ,,Les Colombettes” në Vuadens të Kantonit Fribourg. Aty punova 4 vjet dhe pastaj kalova si shef servisi në hotel ,,Ermitage” në Les Pacottes, po të njëjtin kanton. Në vitin 1996 kisha marrur hotelin tim si menaxher dhe aty punova 2 vjet ,,Cruax Verte” në Vusisens, po në të njëjtin kanton. Gjatë ditës punohej sipas menysë zvicrane, e në mbrëmje po në kuzhinë zvicrane dhe kuzhina jonë tradicionale, ku kisha një sallë të madhe prej 280 mysafirë dhe kisha orkestër dhe këngëtarë të estradës tonë live nga trojet tona.
Derisa kisha hotelin tim në menaxhim, pësova një aksident të rëndë komunikacioni dhe aty ndërpreva çdo aktivitet timin me punë fizike, për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Me përmirësimin e gjendjes sime deri diku, u kyça në disa aktivitete, ishin vitet më të vështira të çështjes kombëtare. Themelova shkollën shqipe në Chatel-St-Denis me rreth 20 nxënës. Pastaj u kyça në organizimin e ndihmave për Kosovën me mjete materiale, ushqimore e veshmbathje në vitet 1997 / 1999.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishte një pasivitet, kisha bindjen, sa i përket çështjes së Kosovës.
Në vitin 1998 gjatë manifestimeve të mëdha që u organizuan në Bernë të Zvicrës dhe që vazhduan në gjithë botën, kisha punuar 3 punime në përmasa shumë të mëdha me karakter për çështjen kombëtare dhe me shumë miq kemi shkuar në Bernë me ato 3 punime të punuara nga unë. Punimet u ranë në sy organizatorëve dhe u kërkuan që të ekspozohen në binën e manifestimit dhe të jenë përballë masës dhe mediave të kohës.
Albinfo.ch: Na trego më shumë rreth rrugëtimit tënd kundrejt pikturimit, si lindi dëshira dhe ideja që ju të praktikoni këtë fushë që është sa e ndjeshme, aq edhe bukur?
Me art, gjegjësisht me pikturë kisha filluar që si fëmijë, gjithmonë bëja vizatime të bukura që vlerësoheshin, por saktësisjt nga viti 2000 kam filluar si hobi, në fillim bëja punimet në shtëpi, më ishin bërë disa punime dhe thjesht i dhuroja miqve zviceranë, vlen të theksojet se në çdo punim timin kishte simbole të çështjes kombëtare, sepse ishte koha e viteve të luftës në Kosovë dhe në vitin 2009 një mike imja zvicerane insistoi me familjen time që unë të hapja një atelie timen dhe të mirrem me pikturë, meqenëse pëlqeheshin shumë nga miqtë, e pastaj të bëja edje një ekpozitë. Në fakt ashtu ndodhi.
Në pranverën e vitit 2009 unë hapa atelien time personale. Pastaj fillova me ekspozita personale e kolektive, ku shiteshin pikturat e realizuara nga unë goxha mirë. Ku edhe sot vazhdoj ende të punoj me shumë pasion e dashuri për pikturim.
Albinfo.ch: Për ju, pikturimi a është një profesion apo më shumë ndjenjë ?
Çfarë të them! Mund ta dalloj, është dikund mes profesionit tim, por edhe ndjenjës, diçka që më kishte mbetur peng nga rinia ime e hershme që të studioj Akademinë e Arteve në Beograd, meqenëse si i ri e kisha mundësinë të regjistrohem pa provim pranues përmes festivaleve që kishim fituar me teatër. Mirëpo, nuk vendosa unë, vendosën familja që unë të studioja fushën e ekonomisë në Prishtinë dhe në fakt ashtu ndodhi. Por e verteta në shpirtin tim doja të merrësha me art, pikturën dhe aktrimin. Nga viti 2009, kur hapa atelien time, meqenëse isha i pensionuar për shkak të aksidentit, më erdhi momenti që t’i kyçem artit në përgjithësi gjatë gjithë jetës time. Këtu edhe e kam gjetur vetën.
Albinfo.ch: A keni pasur ndonjë ekspozitë për pikturat tuaja, apo pjesë e ndonjë eventi për pikturat tuaja?
Ekspozita kam pasur shumë, si personale ashtu edhe kolektive, e për oferta as mos të flas, kam pasur oferta në gjithë globin për të marrur pjesë. Duke qenë se stili im nuk është akademik, por autodidakt, pëlqehet edhe nga artistët e mdhenjë akademikë.
Vlen të theksohet që këtë vit ishim të ftuar 2 piktorë shqiptarë në simpoziumin në Poçitelj të Bosnjës, ku është kolona më e vjetër në ish- Jugosllavinë dhe ishim në edicionin e 68-të. Kaluam shumë mirë me mikun tim, piktorin Ramë Beqiri dhe përsëri jemi të ftuar në muajin mars 2023, me rastin e festës kombëtare të Bosnjës – Hercegovinës, si mysafirë nderi, ku do të nderohemi edhe me mirënjohje dhe do të jemi anëtarë në Shoqatën e artistëve në Bosnjë e Hercegovinë.
Momentalisht i kam ftesa për në disa koloni e ekpozita në shumë vende të botës, ku vlen të veçohen Dubai, Londra, Parisi, Roma, Nju Jorku etj. Por varet se a do të mund t’i realizoj këto udhëtime, sepse kanë kosto të majme, e për momentin s’kemi përkrahje dhe sponzorizime nga askush. Nëse kërkojmë sponzorizim ose përkrahje materiale nga shteti zviceran, ose personalisht unë nga shteti i Serbisë, meqenëse shtetësia ime është nga Kosova Lindore, ndoshta edhe më përkrahin, por s’mund të loboj në gjithë ato vende për një shtet tjetër, përpos Kosovës, eventualisht Shqipërisë.
Albinfo.ch: Po aktrimi, në cilët filma apo shfaqje keni aktruar?
Aktrimi më hyri në zemër gjatë shkollës së mesme, gjegjësishtë në fillim të klasës së dytë, në kuadër të SHKA ,,Jehona” e Terrnocit. Isha përzgjedhur në disa pjesë teatrale, e suksesin më të madh e arritëm me komedinë e Kristo Floqit ,,Akraballëku”.
Dëshira ime ishte të studioja “Akdemin e Arteve” në Prishtinë ose edhe në Beograd, ku kisha rastin të jem i pranuar nga vet dekani i asaj kohe, Petar Wolfi, gjatë festivalit në Malo Crniçe, ku ai ishte si juri profesionale dhe u përzgjodhëm 2 aktorë që të kemi drejtën e studimit në Akademinë e Arteve në Beograd. Pas shumë vitesh, regjisorit Valton Jakupit i isha kujtuar që e kam vendas dhe më ftoi që të luaja në filmin e tij ,,Romanca e Hidhur”. Ishte një rol i tipit mafioz, i ashpër dhe shumë i egër si personazh. Mbas 3 muajsh hezitime që nuk doja të kyçem në kinematografi për shkak moshës time, kisha pak mbi 50 vjeç, në një bisedë miqësore të rastit me profesorin Enver Petrovcin, më bindi që ia vlen të kyçem për shkak të imazhit tim dhe pamjes që kam. Kështu pranova të luaj në atë film, pastaj pasuan edhe 3 filma të tjerë me të nëjtin regjisor.
Në vitin 2018 luajta në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halitit në Kosovë. Po në vjeshtën e këtij viti pata rastin të luaj në një rol në serialin zvicerano – belg ,,Bulle” të Anne Delluze, ku pata rastin të jem me divën e Hollwoodit, Claudia Cardinalen. Pastaj më 2019 në një serial tjetër zvicerano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 më ftuan të jem pjesë e stafit në festivalin ,,Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin dhe njëherësh që ta bëj logon e këtij festivalit.
Po ashtu, më 2021, në edicionin e dytë isha pjesë e festivalit si seleksionues i filmave. Gjithë këtë aktivitet për 2 vjet e kam bërë vullnetarisht pa kurrfarë pagese, për shkak që festivali nuk ka pasur buxhet, por e kam bërë për njerëz me aftësi të kufizuara dhe për vet artin kinematografik.
Në pranverën e këtij viti, 2022, organizova disa mbrëmje me filma shqip këtu në Zvicër, me prezencën e regjisorëve e edhe të disa protagonistëve që publikut i pëlqeu shumë.
Albinfo.ch: Shkruani poezi, zotëri Naski, na trego pak më shumë rreth poezive tuaja?
Po, shkruaj me shumë qejf poezi në raste. Por shkruaj vetëm kur kam një storie e treguar nga miqtë ose përjetim timin apo familjar. Nuk shkruaj vetëm për të shkruar dhe t’i publikoj në rrjetet sociale. Çdo poezi imja duhet t’ i takojë dikujt ose dikush ta gjejë veten aty ose t’i dedikohet një rasti ose një personi apo një çështjeje qoftë kombëtare apo diçka tjetër. Më duhet një inspirim, një ndodhi shumë e fortë që ta nxjerr shkrimin.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe