Lajme

Artisti shqiptar nga Gjermania, i nominuar në Swiss Comedy Awards

Medaur Sadrija gërsheton kulturën shqiptare dhe gjermane

Medaur Sadrija është duke mbushur sallat e teatrove të ndryshme në shtetet gjermanofolëse, i cili me Stand Up Comedy është duke e bërë për vete audiencën e shumtë në Austri, Zvicër e Gjermani.

Medaur Sadrija që së fundi është nominuar edhe për Swiss Comedy Award, në kategorinë “Best Talent”, talentin e tij për këtë fushë e ka zbuluar qysh kur ishte shtatë vjeç dhe kreativitetin e tij për këtë fushë nuk e ka ndërprerë asnjëherë, deri sa ka prekur edhe magjinë e skenës.

“Që në moshë të re kam kuptuar se shumë më pëlqen të bëj komedi dhe të bëj njerëzit të qeshin. Më ka bërë të lumtur të shoh që mund të bëj dikë të qeshë”, ka thënë Sadrija për KultPlus, i cili ka shpjeguar më pas se komedia që e prezanton para audiencës më shumë është ajo klasike.