Shqipëria
Artisti shqiptar ndryshon pamjen e fasadave në Tiranë
Ditëve të fundit në Tiranë spikasin pikturat murale të realizuara nga i riu Franko Dine, i pari artist shqiptar i licencuar për artin e rrugës, i cili këtë lloj arti e ka zgjedhur së pari që të promovojë pasionin e tij.
Pasi jemi në kohë pandemie, piktori shqiptar ka zgjedhur të punojë piktura murale në lidhje me pandeminë, duke i sjellë kryeqytetit të Shqipërisë një pamje ndryshe, por edhe duke tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e qytetarëve, sidomos kur bëhet fjalë për pikturat murale apo mbishkrimet që ndryshojnë fasadat e pallateve, transmeton albinfo.ch.
Ai me anë të këtij arti jep edhe mesazhe për tema të ndryshme që prekin sfera të ndryshme të shoqërisë dhe, nga ana tjetër, i sjell Tiranës artin e veçantë të rrugës, duke ndryshuar pamjen e fasadave të ndërtesave në disa nga rrugët kryesore të qytetit.
Dine, një artist i ri 28-vjeçar me origjinë nga Vlora, por që jeton në Tiranë prej disa vitesh, ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë, dega grafikë e lirë, ndërsa përveç shkollimit në Shqipëri, ai ka marrë pjesë edhe në trajnime në Itali dhe Luksemburg për grafikë.
Artisti Dine që artit të rrugës në Shqipëri po i jep një dimension ndryshe, për Anadolu Agency (AA) tregon se dëshira për këtë lloj arti i ka lindur nga pasioni që ta shprehë talentin e tij dhe për ta zhvilluar dhe ekspozuar artin e tij dhe, siç thotë ai, për të lënë gjurmë në qytet, duke ndikuar tek ai që të dilte në rrugë dhe të pikturonte. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch