Ekspozita
Artisti kosovar me ekspozitë personale në Berlin

Artisti Dardan Zhegrova ka hapur ekspozitë personale në Berlin, ai ishte fitues i disa çmimeve bashkë me Lola Sylajn në konkursin “Artistët e së nesërmes” në kryeqytet, është pjesë e ekspozitës “A Spaghetti Dress for World Peace”, transmeton albinfo.ch
Në të hapur të ekspozitës të pranishmit mund të vazhdonin hulumtimin e tyre drejtë ëndrrave, fantazive, iluzioneve dhe mendimeve, pasi pikërisht artisti Zhegrova kishte sjellë përmes ekspozitës së tij një përzierje në mes realitetit dhe imagjinatës.
‘I’m Meeting A Hybrid Of Past And Now’ u hap me 14 shkurt në hapësirën FRAGILE në Berlin, ku Zhegrova, për këtë ekspozitë ka krijuar një punë të re, kukulla më të mëdha në gjatësi bazuar në kukullat që përdoren zakonisht në teatër, plus edhe një incizim të ri zanor, shkruan Kultplus.
Sikur edhe herave tjera, punët e Zhegrovës ngërthejnë poezinë dhe prodhimin e kukulla amorfe të mëdha.
Zhegrova paraqet personalitetin e tij por me anë të ekspozitës edhe e shpalosë veten dhe imagjinatën e tij gjatë fëmijërisë, derisa një element tjetër është takimi mes vetes dhe tjetrit në një botë të influencuar shumë prej internetit.
Disa prej ekspozitave kolektive ku Zhegrova ka marrë pjesë janë: ‘Friend of a Friend, SVIT Gallery’ në Pragë, ‘I travelled the world and the seven seas’ në Antwerp, ‘I kissed your kiss on your girlfriend’s cheek, it was still wet’ në Lisbonë, e ekspozita tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore