Sport
Artistët takojnë futbollistët kosovarë në Shkodër
Aktorët e famshëm kosovarë kanë shprehur përkrahjen e tyre duke vizituar lojtarët në hotelin e tyre
“Bordi i bordeve” i përbërë nga aktorë e regjisorë kosovarë, që udhëtuan drejt Shkodrës për të përkrahur përfaqësuesen kosovare, është takuar me futbollistët e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Para takimit me Kroacinë në Grupin I kualifikues për Botërorin 2018, aktorët e famshëm kosovarë kanë shprehur përkrahjen e tyre duke vizituar lojtarët në hotelin e tyre.
Fotografi dhe video nga takimi ka publikuar ylli i Kosovës, Milot Rashica, në rrjetin ‘Snapchat’.
“Na keni bo me u dridh. Ju kemi lakmuar qysh na nuk jemi aty të luajmë me këmbët e me shpirtin tuaj”, thotë shkurt në një video, anëtari i “Stpucave”, Vedat Bajrami.
Kosova ballafaqohet sonte me Kroacinë në Shkodër, në takimin e parë si vendas në kualifikueset për Botërorin ‘Rusi 2018’.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor