Kalendari

Artistët shqiptarë hapin ekspozitën në Austri

Tetë artistë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria do të ekspozojnë pikturat e tyre “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, një ekspozitë arti në Landhaus Graz në Austri.

Kjo ekspozitë do të hapet me rastin e “Vitin e Kulturës 2018 Austri-Shqipëri” dhe për 10 vjetorin e Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Artistët pjesëmarrës janë: Albana Ejupi, Haxhi Fejzullahu, Destan Gashi, Resul Jusufi, Admir Pervathi, Edi Rama, Adriana Sedaj dhe Naim Spahiu.

Hapja e ekspozitës behët më 19 tetor në orën 17:00.

Adresa: “Steinerner Saal” në Landhaus Graz, Herrengasse 16, 8010 Graz, AUSTRI

Zgjatja e ekspozitës: 20 tetor – 9 nëntor 2018

Ekspozita është e hapur për vizitorët: e enjte 25 tetor, prej orës 10:00-16:00, e premte 2 nëntor  prej orës 8:00-13:00, e hënë 5 nëntor prej orës 9:00-15:00.

Aktivitet përcjellës e ekspozitës: “Cafe Europa” më 6 nëntor, nga ora 17:00.

Për më tepër informata mundeni të kontaktoni: „Këshillin Koordinues i Shoqatave shqiptare në Steiermark – KKShShSt“ – Fatmir Osmani Tel +43 650 2644102, [email protected]