Teatër
Artistët shqiptarë shkëlqejnë në Beograd
Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, me veprën “Carmen” shkëlqyen në teatrin e Beogradit. Vikena Kamenica, Armando Likaj, Renisa Lacka dhe Armaldo Kllogjeri performuan operën “Carmen” në Teatrin Kombëtar të Beogradit, duke marrë duartrokitjet e publikut.
Ministria e Kulturës e Shqipërisë shkruan se kjo operë erdhi në skenë në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve, përcjell albinfo.ch.
“Kjo operë vihet në skenë në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Teatri Kombëtar i Beogradit. Kujtojmë se në muajin shtator opera “Carmen” në Tiranë u realizua me bashkëpunimet e ndërsjella të dy teatrove, me pjesëmarrjen e dirigjentit Dejan Saviq dhe këngëtarëve lirikë Ljubica Vranes dhe Janko Sinadinoviq, solistë të Teatrit Kombëtar të Beogradit”, bën me dije Ministria e Kulturës.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor