Muzikë

Artistët bëhen bashkë për t’i kënduar Shkupit

Për nder të Ditës së çlirimit të Shkupit, 12 Gushtit

Më 12 gusht mbushen plot 109 vjet nga çlirimi i kryeqytetit të Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit. Në kujtim të emrave të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bajram Daklani, Nënë Tereza e shumë të tjerë, por dhe si amanet për ruajtjen e traditës ndër brezat e rinj vjen projekti i ri “Shkupi Dardan”.

Teksti dhe muzika mbajnë autorësi të Avni Qahilit, kurse për ta interpetuar janë bërë bashkë Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Miranda Hashani e Visar Rexhepi, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.

Kjo këngë ka tekst me mesazh të fuqishëm kurse muzikë e orkestracion të kohës dhe vjen me një videoproduksion mjaft të veçantë në koncept dhe unitet.