Zhvillim
Artikulli për turizmin shqiptar, thyen rekordet e revistës zvicerane
"Ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell"
“Shqipëria, së shpejti Spanja e re?” Artikulli me këtë titull, i publikuar në muajin gusht 2016 nga revista zvicerane e specializuar për turizëm “travelnews.ch” ka thyer të gjitha rekordet e kësaj reviste. Siç shkruan “travelnews.ch” në publikimin online të fundvitit, autori i artikullit në fjalë kishte udhëtuar nëpër Ballkan ku kishte zbuluar sharmin e Shqipërisë dhe kishte shkruar lidhur me bumin turistik, mundësitë e pafundme dhe vendet më të bukura si Gjiri i Lalzit, transmeton albinfo.ch
“Lexuesve tanë nga fusha e turizmit por edhe nga faqja e konsumatorëve u ka pëlqyer artikulli dhe pastaj ai është shpërndarë pa numër herë përmes mediave sociale. Në këtë mënyrë, falë fenomenit të mediave sociale ai u avancua madje në artikullin më të lexuar të vitit.
Ndërkaq, ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell. Në këtë mes edhe portalet si ai i Shoqatës Zvicër Shqipëri”, shkruan travelnews.ch. Edhe albinfo.ch e ka përkthyer dhe publikuar artikullin në fjalë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik