Kuriozitete
Artefaktet e faraonit, shëtitje rreth botës
Gati 100 vjet pasi është zbuluar varri i Tutankhamunit në Egjipt, pasuria e tij ka filluar të ekspozohet nëpër muze të ndryshëm të botës. Ndalesa e parë ishte Parisi me ekspozitën, në të cilën do të prezantohen artefakte që dalin për herë të parë jashtë Egjiptit.
Njëqind e pesëdhjetë artefakte nga varri i faraonit që vdiq në moshën 18-vjeçare, do të jenë pjesë e ekspozitës që është organizuar për nder të 100-vjetorit të zbulimit të varrit të tij nga arkeologu britanik, Howard Carter.
Zakonisht, qeveria egjiptiane huazon vetëm 50 artefakte. Kuratori i ekspozitës, Tarek El-Awady, ka thënë se në mesin e 150 kryeveprave egjiptiane, 60 prej tyre për herë të parë dalin jashtë kufijve.
“Në mesin e këtyre 60 objekteve që dalin për herë të parë jashtë Egjiptit është edhe artefakti kryesor i ashtuquajtur, statuja e gardianit. Egjiptianët e lashtë kishin një besim të thellë në atë që po bënin. Donin që gjithçka të ishte e përkryer. Kur shikoni këtë statujë, nga cilido kënd, e shihni se ai nuk ju shikon. Ai nuk e shikon botën tonë, botën e të gjallëve. Shikimi i tij është përtej, ai shikon në pafundësi”, thotë El-Awady.
Një kryevepër tjetër është statuja e Tutanhkahmunit në një panterë të zezë. Legjenda thotë se egjiptianët mendonin se jeta pas vdekjes ishte aq e errët sa mbreti i ka bërë magji panterës për ta udhëzuar në errësirën e vdekjes.
Puna në vendet arkeologjike të Egjiptit është ndalur që prej Pranverës Arabe, më 2011. Qeveria egjiptiane vetëm së voni ka filluar me projektet e reja dhe kah viti 2020 do të jetë gati Muzeu i madh afër piramidave të Gizës që do të vlejë 1 miliard dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik