Lajme
Arta Ramadani, një storie e suksesshme shqiptare në Gjermani
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha. Pjesë e këtij numri pa dyshim është edhe Arta Ramadani që, përveç gazetarisë, shquhet edhe si autore librash.
Arta Ramadani, gazetarja dhe reporterja e parë shqiptare nga Kosova në televizionin publik gjerman ZDF, tashmë është edhe autore dhe redaktore e emisionit “Volle Kanne” në ZDF, shkruan albinfo.ch.
Ani pse Arta Ramadani emigroi në moshë relativisht të re në Gjermani, sot ajo punon prej më shumë se dhjetë vjetësh si redaktore në ZDF. Përveç si gazetare, ajo pati debutimin e saj edhe si autore me romane.
Si redaktore në ZDF, kur ka bërë me qindra reportazhe dhe portretuar shumë njerëz, ndër ta edhe superyllin e muzikës pop, Dua Lipa.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Arta së bashku me familjen kanë emigruar shkaku i përndjekjeve politike në kohën e regjimit jugosllav, për të ardhur në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme.
Duhet theksuar se ajo ka studiuar për etnologji, politikë, medie dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim, shkruan tutje albinfo.ch.
Më pas karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj “Sunshine Live” dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një voluntariat (praktikë) njëvjeçare në ZDF. Para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së “Hallo Deutschland”.
Në televizionet ku punon, ajo ka realizuar edhe emisione speciale për aktualitetin në Kosovë.
Ndërkohë ajo është vlerësuar me çmimin e parë “Kausa 2012” për gazetari, në kategorinë e gazetarisë televizive. Këtë çmim prestigjioz e ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit. Çmimi kishte edhe vlerën e saj monetare, gjegjësisht 30 mijë euro që ndahen për 9 fituesit e kategorive të ndryshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane