Kuriozitete
Art me kafe e kakao!
Ulrich Abe po bën vijat e fundit në kryeveprën e tij më të re – portretin e ish-presidentit të Burkina Fasos, Thomas Sankara. Si në krejt pikturat e tjera, Abe ka dy përbërës të pazakontë; kafenë dhe kakaon. 29-vjeçari nga Bregu i Fildishtë për herë të parë zbuloi talentin e tij kur një mësues arti u tha nxënësve të tij që të eksperimentonin pak më shumë, duke përdorur materiale të tjera përveç ngjyrave të zakonshme.
Duke qenë djali i kultivuesve të kafesë dhe vetë merakli i saj, nuk iu desh shumë kohë që të bindej se kakao dhe kafeja ishin të përkryera për artin e tij.
“Nëna dhe babai janë fermerë dhe u rrita në një ambient, në të cilin nëna pinte shumë kafe. Edhe babai pinte shumë, por e përziente me kakao. Këta përbërës më kthyen kujtimet që më frymëzuan për art”, thotë Abe, përcjell albinfo.ch.
Seria e fundit e pikturave janë portrete të liderëve të njohur afrikanë, si: Patrice Lumumba i Kongos apo aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Martin Luther King. “Me punën time përkujtoj fermerët dhe njerëzit që kanë punuar shumë në ekonominë e këtij vendi. Në të njëjtën kohë, i nderoj njerëzit që hynë në histori të Afrikës dhe në atë të botës”, shton Abe.
Çmimi për një pikturë të Abes fillon nga 520 dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?