Kosova
Arsyet pse duhet të konsumojmë kungull
Kungulli është ushqimi më i pasur me vlera ushqyese, më i miri i sezonit të vjeshtës dhe mund të shijohet në mënyra të ndryshme. Mishi i saj, farat dhe vaji janë të gjitha të mira për shëndetin.
Dy ekspertë të ushqyerjes kanë zbuluar disa nga arsyet përse duhet ta konsumojmë kungullin sa më shumë:
Rënie në peshë
Kungulli përmban shumë pak kalori dhe karbohidrate, prandaj nuk ka asnjë arsye përse nuk duhet ta përfshini në dietën ushqimore.
Ai ka edhe një shije shumë të mirë, ngjashëm me patatet e ëmbla, prandaj mund ta konsumoni nëse po përpiqeni të bini në peshë.
Kjo perime ju mban gjithashtu të ngopur për një kohë të gjatë, kështu nuk do të keni dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira.
“Kungulli përmban edhe shumë fibra, rreth 3 gramë për një racion, prandaj ju mbajnë të ngopur të gjatë për një kohë të gjatë”, thotë dietologia Cassandra Barns.
Është i mirë për lëkurën
Kungulli, bashkë me perime si karota, patatet e ëmbla, përmbajnë nivele të larta të beta koretenes dhe karotenoidit, që janë përgjegjës për ngjyrën portokalli.
Beta karotene konvertohet në vitaminë A brenda trupit, që është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për lëkurën, e ndihmon t’u rezistojë dëmtimeve dhe lejon të shërohet shpejt.
Ky përbërës funksion gjithashtu si antioksidues, pasi pengon dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira, që mund të çojnë në plakje.
I pasur me antioksidues natyral
Vaji i farave të kungullit përmban nivele të larta të antioksiduesve natyral dhe acideve yndyrore të pangopura. Ai është sidomos i pasur me një formë të vitaminës E, e quajtur gamma-tocopherol, që është i antioksidues i fuqishëm. Studime të mëparshme kanë treguar se ky përbërës mund të ulë inflamacionin dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të ndryshme të kancerit.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se ai aktivizon gjenet që parandalojnë sëmundjen e alzhajmerit.
Përmirëson shikimin
Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë, por a vlen e njëjta gjë edhe për kungullin?
Kungulli është i pasur me beta karotene, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sëmundja degjenerative e syve. Kështu përmirësohet shëndeti i syve dhe ngadalësohet rënia e funksionit retina që mund të shkaktojë verbim.
“Një racion me kungull është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë sasinë e rekomanduar të vitaminës A në ditë.
Mban zemrën të shëndetshme
Antioksiduesit tek kungulli mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut. Të pasur me fibra, si mishi, ashtu edhe farat e kungullit ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit, thonë ekspertët. Ndërsa një studim i mëparshëm ka zbuluar se dieta e pasur me fibra mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës.
Forcon sistemin imunitar
Falë vitaminës A dhe C, kungulli mund të jetë një mënyrë e mirë për të luftuar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.
Prandaj, gatuani sonte për darkë një supë me kungull, xhenxhefil dhe erëza.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje