Shkurt.ch

Arsimimi: Dallime të mëdha në mes të shtresave

Rreth 80 për qind të zviceranëve angazhohen për të kryer ndonjë kualifikim ose arsimim të avancuar, edhe pas punësimit. Mirëpo dallimi në mes të shtresave të banorëve sa i përket arsimimit të mëtejmë është i madh.

Kështu, përderisa pothuaj të gjithë personat me shkollim të larte e superior kualifikohen më tej profesionalisht, të tjerët, me arsimim të ulët e bëjnë këtë vetëm në 30 për qind të rasteve, tregon sondazhi i realizuar nga Enti Federal për Statistikë në Bernë (BFS).

37 për qind të të pyeturve bëjnë kualifikim ekskluzivisht për shkaqe profesionale ndërsa 18% këtë e bëjnë për motive  jashtë profesionale.

Në sondazhin  e bërë nga BFS janë përfshirë 13.616 persona, të cilët janë pyetur në mes të marsit dhe dhjetorit 2011.