Shkurt.ch
Arshin i dyfishtë për delinkuentët
Kosovari 26-vjeçari duhet të largohet nga Zvicra. Gjykata Federale ka vërtetuar vendimin e Departamentit të migrimit të Kantonit të Aargau-t
Kosovari në Zvicër kishte ardhur në vitin 1999, në moshën 14-vjeçare, në kuadër të bashkimit familjar me nënën e tij dhe fëmijët tjerë, duke u pajisur me leje qëndrim të rregullt, fillon artikullin e përditshmja “Aargauer Zeitung”.
Në vitin 2004, për shkak të thyerjes së rëndë të rregullave të komunikacionit, ai dënohet me dy muaj burg dhe gjobë prej 3.400 frangave zvicerane.
Në maj të vitit 2008, ai përsëri gjendet para gjykatësit penal. Për shkak të veprave të ndryshme penale, Gjykata Penale e Kantonit të Aargau-t, e dënon atë me tre vite burg, prej të cilave deri më tash e ka vuajtur një.
Për Departamentin e migrimit të Kantonit të Aargau-t, kupa ishte mbushur dhe kosovarin e privon nga leja e qëndrimit. Ai menjëherë ankohet në Gjykatën Federale në Lozanë, duke u munduar t’i bindë gjykatësit se tërheqja e leje qëndrimit, si dhe largimi i tij nga Zvicra, nuk ishin vendime të drejta. Këtë ai e mbështeste në artikujt e gazetave, duke krahasuar veprimet e tij me anglezët dhe norvegjezët të cilët për të njëjtat vepra ishin dënuar, por me të drejtë qëndrimi në Zvicër.
Për Gjykatën Federale, ky argument nuk ishte relevant, pasi për delikuentët nga vendet e Bashkimit Evropian, vlejnë tjera rregulla, në krahasim me shtetasit e vendeve tjerë.
Gjykata Federale ka marrë parasysh se kosovari disa herë kishte injoruar sistemin juridik zviceran, duke e përbuzur dhe injoruar atë, prandaj tërheqjen e leje qëndrimit, ajo e ka vlerësuar si korrekte.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025