Lajme

Arsenali ia cakton çmimin e largimit Xhakës

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushorit shqiptar ka kërkuar largimin nga klubi, pas problemeve me tifozët që kishte në muajin nëntor.

Hertha e Berlinit mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Xhakës.

Duke parë dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga klubi, Topçinjtë tanimë i kanë caktuar edhe vlerën e largimit.

The Sun ka raportuar se Arsenali për ta lënë të lirë prishtinas kërkon së paku 40 milionë euro.

Ndërkohë klubi nga kryeqyteti gjerman, Hertha Berlin, ka ofruar 35 milionë për Xhakën.

Mbetet të shihet nëse Arsenali do ta ulë kërkesën që të pranohet oferta e Herthas, apo klubi gjerman do ta ngre edhe për pesë milionë euro, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.