Autotech
Modeli i ri i veturës Nissan do të quhet ‘Z’
Kjo veturë do të fillojë të shitet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm
Qysh në shtator të vitit të kaluar kemi pasur rastin ta shohim Z Proto, pasuesin e modelit 370 Z dhe është paralajmëruar se ndoshta do të mund të quhet 400 Z, por Nissan ndërroi mendje dhe tani kjo coupe sportive do të quhet Z.
Kjo veturë e Nissan është e gjatë 4382 mm, e gjerë 1849 dhe e lartë 1311, që do të thotë se është paksa më i gjatë, më i gjerë dhe më i lartë sesa 370 Z.
Ka rrota prej 18 dhe 19 inç, e brenda e veturës është modernizuar dukshëm me materiale më cilësore, lëkurë dhe instrument tabelë digjitale prej 12 inçëve, Android Auto, Apple CarPlay.
Veturën e vë në lëvizje motori i huazuar nga Infinity, Q60 Res Sport 400, përkatësisht ai me 3.0 litra twin-turbo V6 që prodhon 400 kuaj-fuqi, e fuqia shpërndahet nëpër rrota falë ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi apo atij automatik me nëntë shpejtësi.
Sa i përket çmimit, nuk është bërë e ditur shuma që pritet ta ketë ky mjet që do të fillojë të shitet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm. Megjithatë disa media raportojnë që Nissan Z do të kushtojë 40.000 dollarë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra