Lajme
Arrijnë në Potoçari mbetjet e nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Në Qendrën Përkujtimore pranë Srebrenicës po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e 11 korrikut, kur do të varrosen nëntë viktimat e gjenocidit.
Kolona e njerëzve me mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë arriti të enjten në Qendrën Përkujtimore në Potoçari, ku janë të varrosura viktimat e masakrës.
Kolona u ndal për pak kohë para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës në Sarajevë, ku u mblodh një numër i madh njerëzish, në mesin e tyre edhe përfaqësues politikë, për të vazhduar më pas drejt Potoçarit, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Salko (Ahmet) Ibisheviq, ndërsa më e vjetra është Hasan (Alija) Peziq.
Më 11 korrik shënohet 25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.
Kjo gjykatë ka dënuar ish-gjeneralin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.
E-Diaspora
-
Haradinaj i drejtohet komunitetit shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për ju Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës në Amerikë...
-
Planet e së ardhmes që synon t’i zhvillojë Mira Murati e që lidhen me miliona dollarë
-
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” me kërkesa për votën e emigrantëve
-
Prishtinë: Lule Elezi performoi me rastin e 25-vjetorit të themelimit të QKRMT-së
-
Deri tani 9440 kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit janë pranuar nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Tonelata ari fshihen në shtëpi ose “varrosen” në kopshtet zvicerane Familjet zvicerane kanë një rezervë mbresëlënëse ari në formën e monedhave ose shufrave, të vlerësuara në...
-
FMN: Zvicra nuk do të ketë ritmin e njëjtë të rritjes ekonomike në 2025-ën
-
Kantoni zviceran, në listën e “10 rajoneve më të mira” të Lonely Planet
-
Edhe pse jo si më herët, Zvicra vazhdon të prijë si zgjedhja kryesore për menaxhimin e aseteve
-
Sektori i shëndetësisë bie dakord për një sistem të ri tarifor