Lajme
Arrihet marrëveshja për të ofruar ilaçe për pengjet e mbajtura nga Hamasi
Gjatë ditës së sotme është arritur një marrëveshje që do të lejojë dërgimin e ilaçeve për më shumë se 40 pengje të mbajtura në Gaza.
Zyrtarët atje kanë deklaruar se disa çështje logjistike ende duhet të zgjidhen, por pritet që Katari së shpejti të dërgojë një dërgesë në Egjipt, e cila më pas do t’ia dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah ndërsa ministria më pas do të kuptojë se si t’i çojë ato pengjeve duke kaluar përmes Hamasit, raporton CNN.
Kryqi i Kuq nuk pritet të luajë ndonjë rol, siç ka bërë në marrëveshjet e tjera të pengjeve në Gaza, ndërsa sipas njoftimit, ka pasur disa vonesa në sigurimin e ilaçeve për pengjet, duke përfshirë se Doha po pret që ilaçet të mbërrijnë nga një vend tjetër pa emër përpara se të mund t’i dërgojë ato në Gaza, përcjell albinfo.ch.
Hamasi ka rënë dakord me marrëveshjen vetëm nëse dërgoheshin më shumë ilaçe për spitalet dhe palestinezët në Gaza.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit