Kosova

Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, përcjell albinfo.ch.

Ai dyshohet se veprën e ka kryer në Gjermani dhe autoritetet gjermane kanë njoftuar ato kosovare për rastin. 

“Gjermani, 09.03.2024-NN. Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.