Lajme

Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me kokainë në vlerë 1.2 milionë euro

Një shqiptar 36-vjeçar raportohet të jetë arrestuar në Austri pasi u kap me 1.2 milionë euro kokainë në makinë.

Mediat austriake raportojnë se arrestimi ndodhi të dielen dhe vjen pas një kontrolli të kryer nga policoa ku të dyshuarjt iu gjetën 12 kg kokainë në makinën me targa gjermane.

Drejtori i policisë së rajonit të Tirolit tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në këtë zonë.

Shqiptari jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

36-vjeçari u kap pasi ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

Makina u dërgua në komisariat ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Shqiptari nuk ka folur për autoritetet, që kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.